Trasporti i pasagjereve me levizje te kufizuara (invalidet)

    TE DREJTAT E PERSONAVE ME AFTESI TE KUFIZUARA DHE LEVIZSHMERI TE KUFIZUAR

    Rregullorja BE Nr.1177/2010, ne Nenet nga 7 ne 15 dhe shtojcat perkatese, njeh te drejta te reja dhe asistence ne transport ne favor te personave me aftesi te kufizuara ose me levizshmeri te kufizuar, per te cilat me poshte paraqitet nje permbledhje sipas nenit 23 te rregullores se siperpermendur.
    Nje transportues nuk mund te refuzoje te pranoje nje prenotim vetem per arsye te aftesise se kufizuar ose levizshmerise se kufizuar, perveç kur eshte e pamundur te vazhdohet ne perputhje me detyrimet per sigurine te vendosura nga autoritetet kompetente, ose nese projektimi i anijes ose i terminaleve portuale, e ben te pamundur imbarkimin, zbarkimin dhe transportin e personit ne kushte sigurie ose te realizueshme konkretisht.(Neni 8).
    Prenotimet dhe biletat i ofrohen personave me aftesi te kufizuara dhe levizshmeri te kufizuar pa kosto shtese me te njejtat kushte qe aplikohen per te gjithe pasagjeret e tjere.
    Nese nje prenotim nuk pranohet per arsyet e mesiperme, transportuesi duhet te kryeje te gjitha perpjekjet e arsyeshme per te propozuar nje alternative transporti te pranueshme me sherbime te menaxhuara nga vete ai.
    Transportuesi ka detyrimin t’i ofroje asistence personave me aftesi te kufizuara ose me levizshmeri te kufizuar me kusht qe te njoftohet nga keta te fundit, te pakten dyzet e tete ore para se asistenca te kerkohet, nevojat e tyre specifike ne lidhje me sistemimin ne bord, sherbimet e kerkuara dhe nevoja per transportin e pajisjeve mjekesore (Neni 11).
    Nese personit me aftesi te kufizuara ose levizshmeri te kufizuar, qe posedon nje prenotim te rregullt dhe ka bere njoftim sipas pikes se mesiperme, i mohohet imbarkimi per arsyet e pershkruara ne kete rregullore, ky i fundit mund te zgjedhe ndermjet te drejtes per rimbursim dhe transportit alternativ, per vete dhe per shoqeruesin e mundshem. (Neni 8 paragrafi III).
    Transportuesi eshte pergjegjes per demin qe vjen nga humbja ose demtimi i pajisjeve per levizje, nese ngjarja qe ka shkaktuar demin ka ardhur per fajin ose neglizhencen e transportuesit (Neni 15), ose nga nje incident detar.